Gjykata e Apelit shqyrton sot ankimin për agresorin e Sali Berishës

28 Dhjetor 2022 | 12:46

Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimin e avokatëve të Gert Shehut, 31-vjeçari i cili goditi me grusht kryedemokratin, Sali Berisha, më 6 dhjetor gjatë protestës së opozitës.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se për Shehun është kërkuar një masë më e butë sigurie, pasi sipas mjekut të tij, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Sot, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga avokatët e Gerti Shehut, lidhur me masën e sigurisë “Arrest me burg”, që është vendosur për të më herët nga Gjykata e Tiranës, seqancë që u zhvillua në Spitalin e Traumës.

Avokatët kanë kërkuar që në Shkallën e Parë ka kërkuar një masë më të butë sigurie siç mund të jetë ajoi e arrestit ë shtëpi, ose e shtrimit të detyruar në spital, për sa kohë, sipas tyre, Geri Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor”, raportoi ai.

Ferhati u shpreh se në lidhje me çështjen, në ambientet e Gjykatës së Apelit nuk është paraqitur asnjë eksponent apo përfaqësues i PD-së, por as familjarë të Gert Shehut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026