Gjykata e Lartë e SHBA-së refuzon ‘diskriminim pozitiv’ për pranimet në universitet

29 Qershor 2023 | 21:07

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që raca nuk mund të konsiderohet më një faktor për pranim në universitete.

Vendimi historik përmbys politikat e vjetra disa dekada të SHBA-së mbi të ashtuquajturin ‘veprim afirmativ’, i njohur gjithashtu si diskriminim pozitiv.

Rastet për të cilat vendosi gjykata kishin të bënin me pranimet në Harvard dhe Universitetin e Karolinës së Veriut (UNC).

Me këtë veprim gjykata ndaloi ‘diskriminimin pozitiv’ që ishte përdorur prej kohësh për të rritur numrin e studentëve me ngjyrë, hispanikë dhe të tjerë të pakicave të nënpërfaqësuara në kampuset amerikane.

Vendimi do të detyrojë shumë kolegje dhe universitete të rishikojnë politikat e tyre të pranimit të studentëve pasi gjyqtarët me rastin e marrjes së vendimit thanë se kjo formë e diskriminimit pozitiv shkelte parimet e Kushtetutës së SHBA-së për trajtim të barabartë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti demokrat, Joe Biden, tha se ai nuk ishte plotësisht dakord me vendimin.

Biden u kërkoi kolegjeve të mos braktisin angazhimin e tyre për të pasur regjistrime të ndryshme studentësh.

I pyetur nga një gazetar nëse kjo është “një gjykatë mashtruese”, Biden u përgjigj duke thënë se “kjo nuk është një gjykatë normale”.

Shefi i drejtësisë, John Roberts, shkroi se “shumë universitete për një kohë të gjatë kanë arritur gabimisht në përfundimin se guri i provës së identitetit të një individi nuk janë sfidat me të cilat përballet, aftësitë e ndërtuara ose mësimet e nxjerra, por ngjyra e lëkurës së tyre”.

“Procesi i pranimeve në Harvard mbështetet në stereotipin e dëmshëm se ‘një student me ngjyrë zakonisht mund të sjellë diçka që një i bardhë nuk mund ta ofrojë”, shkroi Roberts.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026