Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Iranit për të zhbllokuar afër 2 miliardë asete të bankës qendrore iraniane që janë ngrirë nga autoritetet amerikane.
SHBA-ja ka ngrirë këto asete me qëllim që të paguhet kompensimi i viktimave të bombardimet e vitit 1983 në Liban dhe në sulmet e tjera të lidhura me Iranin.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se nuk ka juridiksion për të marrë vendim lidhur me kërkesën e Iranit lidhur me bankën qendrore.
Zëvendëspresidenti i kësaj gjykate, Kirill Gevorgian, tha se shumica e votave në gjykatë “vendosën që të respektonin juridiksionin e ngritur nga SHBA-ja sa i përket pretendimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit” lidhur me bankën qendrore.
Në vendimin e gjykatës u tha se disa vendime të SHBA-së për ngrirjen e aseteve të Iranit dhe iranianëve në SHBA kishin shkelur traktatin e vitit 1955 mes dy shteteve, dhe tha se shtetet duhet të negociojnë për kompensim.
Por, shumica e këtij rasti gjyqësor u përqendrua në Bankën qendrore Markazi, dhe asetet e ngrira në vlerë prej 1.75 miliard dollar obligacione, plus interesin e mbledhur, që mbahen në Citibank në Nju Jork. Gjykata tha se nuk ka juridiksion mbi traktatin e vitit 1955.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vadant Patel, tha se përderisa SHBA-ja është e pakënaqur me disa aspekte të vendimit, në përgjithësi është e kënaqur me vendimin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë