Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg Armando Koçerrin, pjesë e grupit “Habilaj”

29 Qershor 2020 | 14:31

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dhjetë vite burg Armando Koçerrin, i njohur ndryshe si financieri i grupit kriminal “Habilaj”. Autoritet policore tre vite më parë në shtëpinë e të dënuarit, në Babicë të Vlorës gjetën dhe sekuestruan rreth 4 tonë kanabis.

Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina raporton se Armando Koçerri ka përfituar ulje të dënimit nga 15-10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai fillimisht u gjykua si pjesë e grupit të “Habilajve” por çështja e tij u veçua. Siç bën të ditur gazetari Zhabina, aktualisht në Gjykatën e Posaçme vazhdon procesi gjyqësor për pjesën tjetër të grupit të “Habilajve”.

Sipas prokurorisë me këtë grup ka bashkëpunuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pritet të rigjykohet edhe njëherë pas vendimit të tre ditëve më parë, i marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Armando Koçerri u shpall fajtor për tri akuza, përkatësisht për trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Leximi i vendimit  nga Gjykata e Posaçme:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Kocerri për veprën penale të ” Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ” neni 333/a/ 2 të KP dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Koçerri për veprën penale të “Trafikimit të lëndës narkotike ” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 283/a/1 , 28 , 334/1 të KP dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të municioneve”  278/2 KP, e dënimin e tij me 6 muaj burgim. Pushimin e gjykimit për veprën penale të ” Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë” neni 280 i KP. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të KP dënimin e të pandehurit Armando me 15 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të KPrP dënimin e tij përfundimtar me 10 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026