Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës, shkak mungesa e tij dhe e avokatit

19 Shkurt 2026 | 14:23

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Seanca u shty pasi Beci, për herë të tretë nuk u paraqit në gjyq.

Ai ka dhënë prokurë të posaçme avokatit të tij Ervin Metallës. Ky i fundit nuk ndodhej në gjyq, dhe kishte njoftuar togat e zeza se ndodhet  në një proces tjetër.  Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.

Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për të martën e ardhshme më 24 shkurt, ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 69.5 milion lek.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026