Gjykata e Stambollit vendos të enjten nëse Hagia Sofia do të bëhet sërish xhami
“Para shumë kohësh ju e dini që ata e shndërruan Aya Sofinë nga xhami në muze. Me vullnetin e zotit, pas zgjedhjeve ne do ta shndërrojmë Aya Sofinë nga muze në xhami”, tha Presidenti Erdogan.
Do të shprehej kështu presidenti turk një vit më parë, para zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe tani ka ngelur vetëm një ditë për të parë nëse Gjykata e Stambollit do të miratojë ndryshimit e statusit të Aya Sofisë.
Kërkesa e presidentit turk ka ngjallur jo pak reagime në opinionin publik turk, sidomos në komunitetin ortodoks, të cilit e shohin këtë si shkelje të vendimit të marrë në 1935 nga qeveria sekulariste e Mustafa Kemal Ataturk.
“Konvertimi i Hagia Sophia në xhami do të zhgënjejë miliona të krishterë në mbarë botën,” tha Patriarku Ekumenik Bartholomew, kreu shpirtëror i rreth 300 milion tw krishterëve ortodoksë në të gjithë botën.
Ndryshimi i statusit të xhamisë do të “thyejë këto dy botë” në një kohë kur njerëzimi ka nevojë për unitet më shumë se kurrë për shkak të pandemisë COVID-19, tha Bartholomew. Hagia Sophia ka qenë kisha më e rëndësishme për krishterimin për 900 vjet dhe më pas një nga xhamitë më të mëdha të Islamit për 500 vjet pas pushtimit otoman të Stambollit.
Presidenti turk është i vendosur t’i rijapë një prej pikave më të rëndësishme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, statusin e xhamisë. Aya sofia është një nga ndërtesat më të vjetra të periudhës bizantine dhe më pas asaj otomane. Shumë turq argumentojnë se statusi i xhamisë do të pasqyronte më mirë identitetin e Turqisë si një vend me shumicë myslimane.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania