Gjykata e Strasburgut: I padrejtë shkarkimi i ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
Gjykata e Strasburgut ka marrë vendimin dhe e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin nga vetingu te ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Me herët GJKKO e shpalli te pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.
GJEDNJ theksoi se shkarkimi i një gjyqtari të lartë ka pasoja shumë të rënda dhe se organet e vetingut nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe të drejtës për mbrojtje. Sipas vendimit u konstatua shkelja e nenit 6, e drejta për një proces të drejtë.
Në vendimin e publikuar nga gjykata e Strasburgut theksohet se rrëzoi pjesën tjetër të kërkesës së Selimit për shpërblim të drejtë. Gjithashtu bëhet me dije se Selimit brenda 3 muajve duhet ti paguhen nga shteti 6,500 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet e procesit gjyqësor.
Organet e vetingut shkarkuan Selimin me argumentet se kishte dyshime për kontakte të papërshtatshme me A.I., person i akuzuar për krim të organizuar dhe trafik droge. Sipas tyre ai kishte ndikuar te gjyqtarë të tjerë në vitet 2014-2015 për të ndihmuar A.I. Përdori makinës së një të afërmi (A.S.), i cili dyshohej se ishte shofer i A.I.
Juristi Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vendimin ndërsa ka theksuar se Selimi duhet të kthehet në detyrë. Sipas tij ky vendim është një shuplakë e fortë dhe e merituar për shtetin.
“Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje. Mbi bazën e këtyre llogjeve, ai i vendos në skrutinitet penal absurd për 4 vite me radhë, deri sa gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloj, me shumë durim e profesionalizëm e gjeti atë të pafajshëm, me arsyetimin se nuk ka asnjë fakt penal të lidhur me të.
Gjykata e Strasburgut sapo shpalli se shkarkimi i gjyqtarit Selimi është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës Shqiptar dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Një shuplakë e fortë dhe e merituar për vettingsat thashethemexhinj, por edhe për shtetin shqiptar që thashethemet i ka ngritur në nivel kushtetues. Urime Shkëlzen Selimit! Tani shteti të mbyllë spepin dhe të kthejë magistratin në punë se ka nevojë sistemi”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta