Asim Vokshi betohet si anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese

25 Nëntor 2025 | 10:20

Gjyqtari Asim Vokshi është betuar këtë të martë në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.

Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër, Naureda Llagami.

Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Kushtetuese se një votë e shpallur e pavlefshme i takonte asaj, dhe rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Betimi i tij largon nga Kushtetuesja Zaçajn, e cila mban edhe detyrën e kryetares së këtij institucioni.

Ikja e saj do të bëjë që gjykata të zgjedhë edhe një kryetar të ri, teksa përkohësisht drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

Asim Vokshi do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar. Vokshi priti pothuajse dy muaj që të betohej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026