Emërimi i Asim Vokshit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

12 Nëntor 2025 | 14:48

Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit. Ajo kishte paraqitur dy kërkesa: kthimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Administrative, ose shqyrtimin e saj nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Llagami pretendon se është ajo fituesja legjitime e garës për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Me vendimin e sotëm, Asim Vokshi mbetet gjyqtar i zgjedhur nga Gjykata e Larte. Me zbardhjen e vendimit, presidenti Bajram Begaj do të duhet ta thërrasë atë në betim.

Gjykata e Lartë, si institucion emërtues, përmes procedurës së rregullt, shpalli fitues Asim Vokshin. Që prej datës 30 shtator, ai është përzgjedhur si gjyqtari i ri i Kushtetueses, por ende nuk është thirrur nga Presidenti Bajram Begaj për të bërë betimin hap që do të zyrtarizonte emërimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026