VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit në Rinas
Kanë dalë pamjet e atentatit të ndodhur të martën në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihen 3 persona që qëllojnë me breshëri drejt automjetit ku udhëtonte Dani dhe miku i tij, agjent i AMP.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.
Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.
Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit.
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)