Gjykata e Tiranës lë në burg 29 të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli”
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 29 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Seanca ka zgjatur prej më shumë se tre orësh. Një 71-vjeçar i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”e nuk është paraqitur, pasi nuk ishte njoftuar, por në ditët në vijim do të dalë para togave të zeza.
Për shkak të numrit të lartë të personave të arrestuar, masat e sigurisë do të vijojnë në dy ditët e ardhshme.
Në kryeqytet nga 112 urdhër arrest, vetëm 90 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 22 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve janë edhe 4 gra.
Zonat ku operonin këta persona ishin në Ali Dem, “5-Maj”, Laprakë, Bllok, Komuna e Parisit, Qytet Studenti, Kamëz, Ish Parku i Autobuzave, Astir, Krujë dhe Vorë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë