Gjykata në Prishtinë, 1 muaj paraburgim për serbin e arrestuar për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të mërkurën një muaj paraburgim për një shtetas serb të arrestuar dy ditë më parë në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
Gjykata tha se e pranoi kërkesën e prokurorëve për të dyshuarin, të cilin e identifikoi vetëm si D.N, duke thënë se ka dyshime të forta se ai mund të arratiset, nëse lihet i lirë, “duke qenë se ai është shtetas i Serbisë, dhe mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale”.
Ai u arrestua të hënën në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nën dyshimin se, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
Gjykata tha se ka dyshime të bazuara se i dyshuari, si komandant i Nënstacionit Policor në Zhegër të Gjilanit, shkeli rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Ai akuzohet se “duke vepruar në përgjegjësinë komanduese, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për t’i parandaluar apo ndëshkuar kryerësit e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile të atij fshati nga forcat serbe dhe paramilitarët serbë, të kryera më datën 30.04.1999 nga i pandehuri S.A, ku janë vrarë 13 anëtarë të familjeve Hyseni dhe Shabani në shtëpinë e familjes Hyseni”.
“Edhe pse ishte lajmëruar përmes një letre nga të dëmtuarit D.H. dhe I.H., i pandehuri ka qenë i detyruar të ndërmarrë veprime brenda kompetencave të tij, si komandant i atij nënstacioni, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar, ndaluar ose për t’i paraqitur rastet për hetim, apo procedim penal dhe në këtë mënyrë është pajtuar me shkaktimin e pasojës së dëmshme”, theksoi gjykata.
I dyshuari ka të drejtë të ankohet ndaj vendimin për paraburgim në Gjykatën e Apelit.
Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-’99.
Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë