Gjykata nuk duhet të zvarrisë çështjen e PD-së, sipas analistit Baçi
Analisti Agim Baçi thotë se gjykata nuk duhet të zvarrisë çështjen e Partisë Demokratike, pasi vendimet e gjyqtarëve mund të sjellin pasoja.
Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Baçi u shpreh se gjykatat duhet të veprojnë shumë shpejt kur bëhet fjalë për çështje të partive politike.
“Gjykatat në këtë rast, siç janë partitë politike medoemos duhet të kishin vepruar shumë shpejt duke e ditur se çfarë pasojash kanë vendimet e tyre. Nuk duhet të lihen zvarrë, që nga muaji dhjetor e deri tani në prill nuk duhet të kishim kaq debate”, u shpreh Baçi.
Sipas analistit, vendimi që mori gjyqtari Agron Zhuri, i cili njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, pati një pasojë shumë të madhe për Partinë Demokratike.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri njohu Statutin e PD të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
Ndërsa, sot gjyqtarja Blerina Muça e ka rikthyer çështjen për rigjykim dhe tashmë çështja do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge