Gjykata spanjolle dënon Meta-n për konkurrencë të padrejtë

20 Nëntor 2025 | 16:52

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar Meta-n të paguajë më shumë se 540 milionë euro pasi e shpalli gjigantin amerikan fajtor për konkurrencë të padrejtë dhe shkelje të rregulloreve të mbrojtjes së të dhënave.

Padia kundër gjigantit të teknologjisë përfshinte përdorimin e të dhënave të përdoruesve midis viteve 2018 dhe 2023 pa pëlqimin e tyre për të krijuar profile të personalizuara reklamimi dhe për të fituar fitime të mëdha në kurriz të mediave spanjolle që respektonin ligjet e privatësisë.

Padia u ngrit nga disa media, përfshirë anëtarë të Shoqatës së Medias, AMI të cilat e përshëndetën vendimin si një fitore vendimtare për gazetarinë, konkurrencën dhe demokracinë.

Meta, nga ana e saj, njoftoi se do të apelonte vendimin, të cilin e konsideroi të pabazuar dhe i cili injoron qëllimisht mënyrën se si funksionon industria e reklamave online. Gjigandi i teknologjisë pretendoi se përputhet me të gjitha ligjet dhe u ofron përdoruesve një gamë mjetesh për të kontrolluar përvojën në shërbimet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026