Gjykata spanjolle mban në fuqi fletarrestimet për separatistët katalonas

1 Korrik 2024 | 15:30

Gjykata Supreme e Spanjës i mbajti në fuqi fletarrestimet për ish-liderin e Katalonjës dhe zyrtarë të tjerët të akuzuar në lidhje me përpjekjen e dështuar për pavarësimin e Katalonjës.

Në një vendim të hënën, Gjykata Supreme tha se ligji për amnisti i miratuar së voni nuk vlen për ta.

Ky vendim, ndaj të cilit palët mund të anohen, mund të bëjë që të dështojë koalicioni i brishtë me socialistët në krye, i cili udhëheq Qeverinë e Spanjës. Po ashtu, nga ky vendim mund të preket personalisht ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili jeton në mërgim në Francë.

Ligji për amnisti, i cili kaloi më 30 maj, kishte për qëllim t’i falte ata që ishin përfshirë në tentimin e vitit 2017 për ta shpallur pavarësinë e Katalonjës, në shkëmbim të mbështetjes vendimtare nga partitë separatiste për mandatarin për kryeministër të Spanjës, Pedro Sanchez, pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku asnjë parti s’e fitoi shumicën.

Gjykatësi Pablo Llarena tha në urdhrin e tij gjyqësor se do të vazhdojë të kërkojë arrestimin e Puigdemontit dhe ish-zëvendësve të tij, Antonio Comin dhe Lluis Puig, të cilët ishin në krye të departamenteve të kulturës dhe shëndetësisë së Katalonjës, përkatësisht.

Nëse partia Junts e Puigdemontit nuk i mbështet projektligjet, siç është ai për buxhetin për vitin 2025, mund të bëjë që Sanchezi të mos jetë në gjendje të qeverisë dhe kështu vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Politikanë dhe aktivistë të përfshirë në përpjekjen për pavarësi u përballën me aktakuza, përfshirë për prishjen e rendit publik, mosbindje dhe përvetësim.

Gjykatësi i rastit “e ka dhënë urdhrin sot që deklaron se amnistia nuk vlen për krimin e përvetësimit” dhe është pajtuar që ta mbajë në fuqi “fletarrestimin” kundër Puigdemontit, tha gjykata në një komunikatë.

Ky vendim është një goditje për Puigdemontin, i cili dukej optimist se amnistia do ta falte atë nga të gjitha akuzat me të cilat përballet në Spanjë, dhe kjo do t’ia mundësonte kthimin në atdhe pa druajtjen se arrestimit.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, u mbajt një referendum, në të cilin shumica e atyre që morën pjesë, votuan për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e e shpalli rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026