Në zgjedhjet komunale të 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.
Rufki Suma është ankuar në PZAP, ku i është pranuar si e bazuar ankesa.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhej në vendimin e PZAP-së.