Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500 mijë emigrantë

30 Maj 2025 | 17:28

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të premten që administrata e Presidentit Donald Trump mund të pezullojë përkohësisht statusin ligjor të mbi 500,000 emigrantëve që jetojnë në SHBA, duke revokuar një urdhër të mëparshëm që kishte ndaluar këtë veprim.

Ky vendim pezulloi një urdhër të gjyqtarit federal, i cili kishte ndaluar administratën të përfundonte programin e imigracionit të njohur si “lirimi me kusht” (parole), të krijuar nga administrata e Presidentit Joe Biden. Programi kishte për qëllim të mbrojë emigrantët që largohen nga trazirat ekonomike dhe politike në vendet e tyre të origjinës, duke u lejuar të qëndrojnë dhe punojnë përkohësisht në SHBA.

Me këtë urdhër të ri, rreth 530,000 emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela tani rrezikojnë të deportohen.

Gjyqtaret liberale të Gjykatës Supreme, Ketanji Brown Jackson dhe Sonia Sotomayor, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi. Gjyqtarja Jackson paralajmëroi se ndalimi i programit do të “shkatërronte jetët e gjysmë milioni emigrantëve” para se çështjet ligjore të shqyrtoheshin në mënyrë të plotë.

Programi i lirimit me kusht i jep emigrantëve një status të përkohshëm për dy vjet, duke iu mundësuar të punojnë dhe të jetojnë në SHBA për shkak të “arsyeve urgjente humanitare ose përfitimit të rëndësishëm publik.”

Vendimi i së premtes pason një tjetër leje nga Gjykata e Lartë, e cila më parë këtë muaj autorizoi administratën e Trump të revokojë Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për rreth 350,000 emigrantë venezuelas që jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Administrata Trump kishte kërkuar këtë apel urgjent pasi një gjyqtar federal në Massachusetts kishte bllokuar përfundimin e programit të lirimit me kusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026