Gjykata Themelore në Prishtinë refuzon gjykimin në mungesë në rastin Banjska

18 Prill 2025 | 16:35

Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për gjykim në mungesë në rastin e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës.

Gjykimi në rastin Banjska, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës, nisi të enjten për tre të akuzuarit që ishin kapur pas sulmit të vitit 2023.

Për 42 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati përfshirë Millan Radoiçiqin që e mori përgjegjësin për sulmin, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë.

Gjykata tha se kërkesa e prokurorëve për gjykim në mungesë është “e pabazuar”.

“Në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë”, tha Gjykata Themelore.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar më herët fletarrestime ndërkombëtare me qëllim për t’i sjellë para gjykatës.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiç akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Gjykata theksoi se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.

Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankesë në Gjykatën e Apelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026