“Banjska si Lufta e Vlorës”- Eksperti: Vendosi fatin e Kosovës, jemi lojtarë seriozë
Eksperti i Marrëdhënieve Ballkanike, Enver Bytyçi, është shprehur se ajo që ndodhi në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator të vitit të kaluar, është e ngjashme me Luftën e Vlorës të vitit 1920, i cila i dha fund konceptit të ndarjes së Shqipërisë.
Komentet Bytyçi i bëri në emisionin ‘Balkan Talks’ me gazetarin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se përplasjet e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë i dhanë fund konceptit të ndarjes së Kosovës.
Sipas Bytyçit, faktori ndërkombëtar dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë kuptuar se shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë me çdo çmim për mbrojtjen e veriut të Kosovës.
“Nëse Shqipërisë i kërcënoheshin kufijtë e jugut në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920, lufta e Vlorës i dha fund konceptit të ndarjes së Shqipërisë. Nëse deri më 24 shtator të vitit të kaluar bota po mërmëriste nëpër dhëmbë që edhe ‘mund ta ndajmë Kosovën dhe ta kënaqim Vuçiç me një copë territor të Kosovës me pasuritë e saj’, në 24 shtator ka marrë fund kjo ide. Më 24 shtator e deri më sot ka një rëndësi shumë të madhe sepse është krijuar koncepti dhe bindja te faktori ndërkombëtar dhe Vuçiç se shqiptarët në Kosovë janë të vendosur ta mbrojnë me çdo çmim territorin. Ata thonë kemi të bëjmë me një lojtar serioz, që nuk tërhiqet”, tha Bytyçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiç për Kosovën
- DASH reagon në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Kosova për sulmin në Banjskë
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë