Gjykatësi ia ndalon Rubialesit t’i afrohet më shumë se 200 metra Hermosos
Një gjykatës ia ka ndaluar të premten ish-shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, t’i afrohet më shumë se 200 metra futbollistes Jenni Hermoso.
Prokurorët e kishin kërkuar këtë urdhër kufizues ndaj Rubialesit në gjykatën e Madridit, e cila e shqyrtoi një ankesë penale për sulm dhe detyrim seksual.
Pasi doli për herë të parë para gjykatës, Rubiales e mohoi se e kishte sulmuar seksualisht Hermoson duke e puthur në buzë, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës për gra muajin e kaluar, raporton BBC.
Avokati i Hermosos nguli këmbë se “puthja s’u bë me pajtueshmëri dypalëshe”.
Rubiales ka dhënë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS) në fillim të kësaj jave, dhe u paraqit në një seancë të mbyllur gjyqësore të premten për t’i mohuar dy akuzat penale.
Gjykatësit Francisco je Jorge iu kërkua t’ia ndalojë atij t’i afrohet më shumë se 500 metra Jenni Hermosos, apo të flasë me të.
Ai më vonë u pajtua për urdhrin, por vendosi që masa të jetë 200 metra, duke shtuar, po ashtu, se Rubiales nuk duhet ta kontaktojë lojtaren gjatë kohës së hetimeve.
Spanja e fitoi Kupën e Botës së grave në Australi më 20 gusht, por suksesi historik i ekipit të grave u la nën hije pas veprimeve të Rubialesit gjatë festës së ekipit pas përfundimit të ndeshjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rubiales në gjykatë, ish-kreu i Federatës spanjolle akuzohet për agresion seksual
- Pas skandalit të Rubiales, shkarkohet trajneri i ekipit kombëtar të grave të Spanjës
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve