Rubiales në gjykatë, ish-kreu i Federatës spanjolle akuzohet për agresion seksual
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës është paraqitur në gjykatën e Madridit për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi puthjen që i dha lojtares Jenni Hermoso.
Prokurorët e akuzojnë atë për agresion seksual dhe ushtrim force pasi ai e puthi në buzë pas fitores së Kupës së Botës për Femra.
Luis Rubiales pretendon se akti ishte konsensual dhe mohon të ketë ushtruar presion ndaj futbollistes për të dalë në mbrojtje të tij pasi skandali shpërtheu.
Prokurori i çështjes ka nisur një hetim paraprak dhe do të vendosë nëse akuzat do të duhet të trajtohen në një proces gjyqësor. Nëse shpallet fajtor, Rubiales mund të gjobitet ose të dënohet me 4 vjet burg.
Nga ana e saj, futbollistja Hermoso, e saponominuar nga FIFA si Lojtarja e Vitit, ka mohuar vazhdimisht që të ketë lejuar puthjen.
Incidenti shkaktoi zemërim në Spanjë dhe jashtë vendit dhe intensifikoi debatin për sjelljen e burrave ndaj grave.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë