Gjykatësit shqiptarë shpërngulen nga veriu në jug të Mitrovicës
Gjykatësit shqiptarë, si dhe gjithë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur sot në objektin e Gjykatës Themelore, divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti, raporton KosovaPress.
Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.
Një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës.
Sot në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë