Gjyqi i kryebashkiakut socialist, SPAK kërkon 27 dëshmitarë në gjyq! Debate me avokaten

19 Shkurt 2026 | 13:03

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) gjyqi ndaj kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion zgjedhor.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar thirrjen e 27 dëshmitarëve në proces, të cilët më herët janë pyetur në cilësinë e deklaruesve gjatë fazës së hetimit.

Hetimet kanë nisur më 20 mars, më shumë se një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, pas një materiali të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe një kallëzimi të bërë nga një punonjës i bashkisë. Të dyja këto janë bashkuar në një procedim të vetëm penal.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, deklaroi se gjatë hetimeve janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime dhe vëzhgime. Sipas akuzës, Shkreli u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për rregullimin e linjës së energjisë elektrike, duke kërkuar në këmbim votën për Partinë Socialdemokrate.

Ndërkohë, mbrojtja e kryebashkiakut i ka hedhur poshtë akuzat. Avokatja Rovena Gashi deklaroi se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e saj në një vepër penale.

Sipas saj, në dosjen hetimore prej rreth 500 faqesh, që përfshin komunikime dhe përgjime, nuk rezulton në asnjë moment që Kristian Shkreli t’u ketë kërkuar qytetarëve votën për ndonjë subjekt politik. Ajo theksoi se kryebashkiaku është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, pas dëmtimeve të shkaktuara në linjën e energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Sipas mbrojtjes, ankesa është depozituar nga banorët në portalin e bashkëqeverisjes dhe procedura për remontin e shtyllave është ndjekur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH), jo nga bashkia. Avokatja shtoi se bëhet fjalë për një ndërhyrje mirëmbajtjeje dhe jo për një investim të ri, duke theksuar se roli i kryebashkiakut ka qenë vetëm përcjellja e shqetësimit të qytetarëve pranë strukturave përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026