Gjyqi ndaj Bardh Spahisë në GJKKO, avokati depoziton një provë të re! SPAK: S’ka lidhje me çështjen
Avokati i deputetit, Bardh Spahia gjatë seancës gjyqësore në GJKKO ka depozituar një prove te re. Avokati u shpreh se rasti ka të bëjë me një procedurë prokurimi ku drejtori i Ujësjellësit, Mark Molla nuk ka kryer detyrën lidhur me tenderin.
“Po ju depozitojmë rastin e një procedure prokurimi ku Mark Molla në cilësinë e drejtorit të ujësjellësit nuk ka bërë siç duhet detyrën lidhur me ketë tender, pasi vendimi i tij është rrezuar nga komisioni i prokurimeve publike”, tha avokati.
Mësohet se bëhet fjalë për tenderin e furnizimit me klor por SPAK ishte kundër administrimit te kësaj prove. Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko tha se kjo provë nuk mund të merret në shqyrtim pasi sipas saj nuk ka lidhje me lirimin nga detyra të administratorit.
“Ne mbajmë te njëjtin qëndrim për këtë prove, sepse na është bërë me dije që në fazën e hetimit paraprak. Fakti qe ai pretendon të provojë nuk lidhet me shkakun për të cilin ai akuzohet.
Bardh Spahia mund te ndiqte rrugë të tjera ligjore si auditim, etj për mos përmbushjen e detyrave si drejtor të Mark Mollës. Kërkojmë qe mos pranohet si prove e re dhe mos behet pjese e shqyrtimit gjyqësor. Nuk ka lidhje me lirimin nga detyra te administratorit”, tha prokuroria.
Pas diskutimeve, prova e paraqitur nga avokati u pranua nga gjykata. Bardh Spahia është marrë i pandehur dhe po gjykohet për veprën penale pengime për ekzekutimin e vendimit te gjykatës.
Gjyqtarja Rudina Palloj mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u dha kohë palëve të përgatiten për diskutimet gjyqësore. SPAK do të paraqesë pretencën me 3 shkurt ora 10:00.
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane