Gjyqi “Partizani”, GJKKO thërret Edi Ramën si dëshmitar
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka vijuar shqyrtimin e provave dhe listës së dëshmitarëve në procesin gjyqësor të njohur si çështja “Partizani”, duke marrë disa vendime të rëndësishme për ecurinë e gjykimit.
Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri (kryesuese), Bib Ndreca dhe Rudina Palloj (anëtarë), ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama.
Sipas vendimit të gjykatës, Rama do të dëshmojë në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me rrethanat e ndryshimit të destinacionit të truallit nga terren sportiv në zonë ndërtimi. Të pandehurit kanë pretenduar se ka qenë pikërisht Rama ai që ka firmosur këtë ndryshim.
Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për të thirrur si dëshmitar oficerin e BKH-së, Besmir Karanxha.
Lidhur me provat, gjykata ka vendosur të rezervojë të drejtën për t’u shprehur në një fazë të mëvonshme mbi aktet e ekspertimit dhe kërkesat për riekspertim të paraqitura nga Malltezi, pasi më parë të pyeten ekspertët përkatës. Po ashtu, GJKKO do të shprehet në vijim edhe mbi aktet e ekspertimit private të depozituara nga ai.
Sa i përket dëshmitarëve, gjykata ka vendosur që fillimisht të dëgjohen ata të kërkuar nga SPAK, duke nisur me Taulant Balla.
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit