Gjysmëfinalja e parë e US Open, serbi përballet me amerikanin Shelton

8 Shtator 2023 | 22:55

Novak Djokovic po kalon një formë të jashtëzakonshme në karrierën e tij, ndërsa është pranë fitimit të një tjetër trofeu, US Open.

Serbi aktualisht ka mbërritur në gjysmëfinale, ku mbrëmjen e së enjtes përballet me amerikanin Shelton. Një përballje e cila pritet të dhurojë spektakël, ku natyrisht favorit cilësohet 36-vjecari.

Ecuria përgjatë kompeticionit ka qenë pozitive, ndërsa të dy tenistët kanë vetëm fitore në 5 përballjet e fundit të zhvilluara. Shelton aktualisht renditet në vendin e 47-të në renditjen botërore të tenisit, ndërsa është një lojtar premtues, pasi mosha e tij është 20 vjec. Në anën tjetër eksperienca do të jetë factor pozitiv për numrin dy të botës, Novak Djokovic, i cili në rast kalimi të mëtejshëm, do të presë fituesin e ciftit Medvedev-Alcaraz.

Në cerekfinale, Djokovic u përball me një tjetër tenist nga SHBA, duke e mposhtur 3-0 me sete dhe kaluar pa vështirësi më tej.

Ben Shelton u përball me Tiafo, ndërsa përballja u mbyll në shifrat 1-3. Krahas përballjes së kësaj të enjte, spektakël padyshim pritet të dhurojë dhe ajo mes numrit 1 të botës Alcaraz dhe rusit Medvedev, me këtë të fundit që do të provojë të bëjë surprizën ndaj talentit spanjoll. Në rast fitore të dyshes Djokovic-Alcaraz, do të kishim një tjetër finale klasike, e treta në pak javë, ku secili ka nga 1 fitore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit

Brazili ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me një përmbysje dramatike 2-1, falë golit të Gabriel Martinellit...
21:02 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026