Godinat e sistemit të drejtësisë, Rama: Do i rindërtojmë deri në 2030-ën
Kryeministri Edi Rama njoftoi se deri në vitin 2030, do të bëhet rikonstruktimi i të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë.
Në podcastin e tij “Flasim” kryeministri deklaroi infrastruktura e godinave nuk është arritur të mirëmbahet apo të menaxhohet nga vetë drejtësia dhe se qeveria zotohet për të marrë përsipër dhe këtë mision.
“Një tjetër projekt i domosdoshëm strategjik është masterplani i godinave të drejtësisë, të sistemit të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën drejtësi ndër ato të çalat e veta, ka edhe, po themi, dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës.
Transformimi i infrastrukturës, transformimi i godinave pa projekte të besueshme, është mision i pamundur. Përfundimisht kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë dhe në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar të godinave të drejtësisë, sepse nuk mund të vazhdojmë me arna, nuk mund të vazhdojmë më me hapësira dhe me mjedise gjykatash e prokurorish janë shumë larg së qëni dinjitoze, nuk mund të vazhdojë më me ngushtësira që pastaj përkthehen edhe në një performancë që lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Për këtë çështje, pak ditë më parë në Komisonin e Ligjeve foli edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ai u shpreh se godinat kanë nevojë për ndërhyrje, ndërsa plani është ndërtuar në bashkëpunim me KLGJ dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit