Goditen lojërat e fatit në Elbasan, arrestohen 2 administratorët e lokaleve

6 Prill 2023 | 11:15

Policia në Elbasan ka evidentuar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.

Mësohet se janë arrestuar 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë dhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati, në njërin nga lokalet.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan. Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati”- bën me dije policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton rrugët ku do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026