Goditet ‘Call Center’ në Elbasan, arrestohet administratori, në hetim 4 punonjësit

13 Prill 2023 | 11:06

Është goditur në Elbasan një “Call Center” ku në pranga ka rënë administratori i subjektit dhe janë vënë në hetim katër punonjësit.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Pending call”, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5 shtetas, nëpërmjet një subjekti call center (me administrator shtetasin M. N. dhe operatorë 4 shtetasit e proceduar), në lagjen “Sul Paprri”, Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.

Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026