Goditet Erion Isai, reagon kundërshtari: Unë e mbrojta, mund të përfundonte më keq
Ethem Lumani, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kolonjë ka reaguar pasi një anëtar i KZAZ-së së koalicionit është arrestuar për dhunë ndaj kryebashkiakut aktual.
Erion Isai është goditur me grusht, ndërsa Lumani tha para kamerave se në praninë e tij, ai është mbrojtur dhe shenjat në fytyrë i ka para se të arrinte vetë ai.
Sipas Lumanit, Isai bashkë me kreun e partisë dhe disa persona të tjerë, ndër ta disa truproja kanë shkuar në Qafë Zezë për fushatë edhe pse dje ka qenë heshtje zgjedhore.
Në këto kushte, Lumani tha se ka telefonuar policinë, por ka arritur vetë në vendngjarje para shefit të komisariatit.
Sipas tij, Isai dhe shoqëruesit e tij ishin larguar me shpejtësi dhe ishin ndaluar nga djemtë e qendrës së votimit në Qinam. Aty kishte nisur konflikti, që siç shpjegoi Lumani mund të kishte degjeneruar nëse ai nuk do të kishte ndërhyrë.
Kandidati tha se në sy të shefit të komisariatit një nga truprojat ka tentuar ta godasë dhe ka qenë vetë ai që ka insistuar që këtë çështje ta zgjidhin me praninë e policisë. Çfarë është e padrejtë sipas tij është forma si po interpretohet.
Lumani u shpreh se ka bërë një fushatë të qetë dhe se është krejtësisht i vetëm në këtë situatë, duke qenë se dhe policia dhe administrata, siç tha ai, janë në favor të bashkisë Kolonjë.
“Kam bërë një fushatë modeste pa asnjë lloj problemi. Dje ishte heshtje elektorale. Dje në mesnatë Isai ka qenë në fushatë bashkë me kryetarin e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin Qafëzez. Kryetari i qendrës së votimit më njoftoi që kishte shkuar Isai aty bashkë me kryetarin e PS-së. Menjëherë kam marrë në telefon shefin e komisariatit, meqë sot është heshtje zgjedhore merrni masa të mos ndodhë ndonjë incident. Me të marrë këtë informacion, djemtë e fshatit e kanë ndaluar Isain në fshatin Qinam. Kam tentuar të zbus gjakrat pasi incidenti mund të ishte më i rënde. Kanë dashur të më godasin si kryetari i PS-së, ashtu edhe shoqëruesit e Isait. Unë jam babai juaj, jam kandidat, do ta zgjidhim këtë situatë, iu thashë. Më pas ka ardhur policia dhe kanë tentuar edhe në prezencë të tyre të më godasin. Iu thashë që çështjen do ta zgjidhim në Komisariat,” – deklaroi Lumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)