Goditet grupi kriminal i vjedhjeve në Durrës dhe Tiranë, 4 të arrestuar, 1 në kërkim
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Theft Network”, duke goditur një grup kriminal që kryente vjedhje automjetesh, mjetesh lundruese dhe banesash në qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Nga hetimet janë konstatuar katër raste vjedhjesh të ndodhura në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë. Konkretisht, është zbardhur vjedhja e një mjeti lundrues skaf në Sukth, një tabakinoje në fshatin Bilalas, si dhe dy automjeteve, një furgon dhe një kamionçinë të vjedhura në Mullet më 13 shkurt 2025.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një mjet lundrues, një kamionçinë, rrobat e përdorura nga autorët gjatë një prej vjedhjeve dhe katër celularë.
Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:
- Donald Subashi 26 vjeç, banues në Marikaj;
- Denis Marku 18 vjeç, banues në Shkodër;
- Elvis Muça 38 vjeç, banues në Mamurras;
- Artur Lama 48 vjeç, banues në Mamurras.
Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve