Goditet grupi kriminal në Berat, sekuestrohen armë dhe municione
Policia e Beratit ka goditur një grup kriminal të implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike.
në kuadër të operacioni të koduar Tempulli u vu në pranga shtetasi K. Sh., 48 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 42 vjeç dhe R. (M.). Sh., 46 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.
Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.
Në vijim, nga hetimet dymujore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)