Goditet një rrjet droge në një shkollë në Athinë, 12 të arrestuar
Një rrjet i organizuar trafiku droge, ku përfshiheshin edhe nxënës të mitur, është goditur nga oficerët e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, pas një hetimi disa mujor.
Sipas mediave greke, në pranga janë vënë gjithsej 12 persona, nga të cilët 6 të rritur dhe 6 nxënës të mitur. Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit trafikonin kryesisht kokainë dhe kanabis, si brenda një njësie shkollore ashtu edhe jashtë saj, duke kryer qindra transaksione shitblerjeje.
Aktiviteti kriminal i bandës kishte nisur në tetor të vitit 2025 dhe shtrihej në disa zona të Atikës, konkretisht në Nea Chalkidona, Ano Patisia dhe Nea Filadelfia.
Sipas policisë, bërthama e organizatës përbëhej nga të rritur, ndërsa të miturit përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Po ashtu, “klientët” e këtij rrjeti rezultojnë të kenë qenë si të rritur ashtu edhe të mitur.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun