Goditi me grusht qytetarin, avokati: Sjellja e Armend Zemajt e dënueshme ligjërisht
Avokati i qytetarit të dhunuar nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka cilësuar aktin si një sjellje e papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht. Avokati Liridon Kutllovci ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore në mënyrë që ky rast të mos mbetet pa përgjegjësi dhe dinjiteti i qytetarit të mbrohet.
“Gjatë ditës së sotme, Zemaj ka qenë duke dhënë një intervistë publike, ndërsa klienti im, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka kaluar pranë dhe i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni” dhe kjo ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetarë në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit”, tha avokati për KosovaPress.
Kutllovci shtoi se në vend që deputeti Zemaj të ruante qetësinë dhe etikën që i takon një përfaqësuesi të Kuvendit, ai i është drejtuar qytetarit me fjalë fyese “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”.
“Ky fjalor i papranueshëm është përdorur në prani të bashkëshortes së qytetarit. Pas rreth 20 sekondash, deputeti Armend Zemaj e ka sulmuar fizikisht klientin tim me grusht, pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, ka thënë Kutllovci.
Sipas avokatit, klienti i tij nuk i është kundërpërgjigjur me dhunë por ka thirrur policinë.
“Ky akt përbën sjellje të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht, veçanërisht kur vjen nga një deputet i Kuvendit të Kosovës që ka për detyrë të japë shembull qytetarie dhe respekti ndaj ligjit.
Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që ky rast të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që dinjiteti i qytetarit të mbrohet plotësisht”, ka thënë Kutllovci.
Deputeti Zemaj lidhur me ngjarjen është shprehur se qytetari e ofendoi dhe e provokoi me fjalë të papranueshme. Ai shtoi se ka reaguar për vetëmbrojtje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve