Goditi me grushte drejtorin e bankës në Kukës, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova

8 Nëntor 2023 | 11:33

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke në qytetin e Kukësit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gjatë kontrolleve, janë sekuestruar edhe 16 813 euro, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, që u gjetën në automjetin e 41-vjeçarit.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Office”.

Goditi me grushte, për shkak të detyrës, drejtorin e një banke në qytetin e Kukësit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen 16 813 euro, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin e 41-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas, në ambientin e punës, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Office”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S. G. dhe më pas është larguar nga banka.

Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026