Goditi policët pasi e ndaluan duke hedhur fishekzjarre, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

22 Prill 2026 | 13:39

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në kryeqytet, ku një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një incidenti me efektivët e policisë.

Sipas informacioneve, i riu u kap në flagrancë duke hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), çka solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Ai u revoltua për ndërhyrjen ndërsa gjatë shoqërimit, kundërshtoi urdhrat e punonjësve të policisë dhe më pas i goditi ata.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. M., 32 vjeç, pasi u kap duke hedhur lëndë piroteknike. Më tej, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 32-vjeçari ka goditur efektivët”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026