Goditja e parë e Bayernit, rekordmenët transferojnë mesfushorin e Leipzig
Konrad Laimer është zyrtarisht lojtar i Bayernit të Mynihut. Ashtu siç u lajmërua pak kohë më parë, austriaku ishte preference e parë e trajnerit Tuchel, ndërsa tanimë akordi u arrit.
26-vjeçari firmosi si lojtar i lirë, kjo për faktin se i përfundoi kontrata me Leipzig, ndërsa dëshironte prej kohësh kalimin tek rekordmenët e Gjermanisë.
26-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e kampionëve deri në vitin 2027, ndërsa u shpreh i lumtur për këtë kalim. Prezantimi i tij është bërë këtë të premte në ambientet e klubit.
Laimer e ka nisur karrierën tek skuadra e Liefering në Austri, ndërsa më pas u transferua tek Salzburgu e më tej klubi simotër Leipzig.
Me këta të fundit qëndroi për 6 sezone, aty ku numëron 130 paraqitje dhe 10 gola. Bavarezët duket se krahas Laimer, synojnë një tjetër lojtar nga Bundesliga, e bëhet fjalë për mbrojtësin verdhezi Raphael Guerreiro. Plani për të kursyer para duket se po funksionon sërish, ndërsa edhe portugezi do të bëjë një kalim me parametra zero.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta