Godole: Rezultati mesazh se asnjë forcë e re s’konkurron dot me partitë klienteliste
Pedagogia Jonila Godole shprehu shqetësimin e votave për parti klienteliste si PSD e Tom Doshit, që sipas saj nuk ka pasur as program dhe as vizion, në një kohë që parti me program perëndimor si Nisma Thurje nuk arrijnë të krijojnë asnjë impakt në Tiranë.
Kjo sipas saj tregon se demokracia në Shqipëri vijon të jetë e brishtë ndërsa këto zgjedhje janë mesazh që pavarësisht programit, asnjë forcë politike e re nuk konkurron dot me partitë e vjetra.
“Këtu ka diçka që nuk shkon, po të marrim Tiranën, të marrim Nismën Thurje kishte një program të një demokracie perëndimore dhe ta mendosh që mos të ketë asnjë impakt dhe PSD e Doshit të marrë mandat. Kë njohim te partia tij? Të marri më shumë vota, ka diçka që nuk shhkon. Rezultati i këtyre zgjedhjeve jep mesazhin se pavarësisht programit, asnjë forcë politike e re nuk konkurron dot me partitë klienteliste”, tha znj. Godole.
Drejtuesja e IDMC analizoi faktorët që sipas saj sollën suksesin e kryeministrit Rama në këto zgjedhje. Sipas saj kimia që shqiptarët kanë me një lider si ai është reminishence e së shkuarës.
“Përse funksionoi Rama? E para, organizimi shumë i mirë, ndoshta edhe me taksat tona, një narrativë e cila pati efekt, e dyta një vizion i tij që s’është në asnjë program, por një pikturë që ka në kokën e vet për Shqipërinë, dhe e treta një kimi e tij me popullin. Një kimi që ne kemi me udhëheqës të tillë që na kujton reminishenca të së shkuarës”, tha znj. Godole.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz