Gogu: Drejtësia do të matet nga rezultatet për qytetarët
Duke folur nga mbledhja e përbashkët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu paralajmëroi se sistemi i drejtësisë do të matet nga rezultatet për qytetarët, duke nxjerrë në pah një nga problemet kryesore, vonesat deri në 3 vite për arsyetimin e vendimeve gjyqësore.
“Progres ka, por kjo nuk mjafton. Në fund të vitit do të matemi nga ajo që ndjen qytetari,” deklaroi Ministri. Për qytetarin, drejtësia nuk vonohet në sallë — vonohet kur nuk merr vendimin e arsyetuar,” u shpreh ai.
Ministri theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet nga institucionet e sistemit, duke sugjeruar që të përfshihet në fokusin e inspektimeve tematike për vitet 2026–2027, në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030.
Ministri foli hapur për sfidat që mbeten në sistem, pavarësisht progresit të bërë ndërsa pranoi se gjatë vitit 2025 është shënuar përparim në vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve, por theksoi se ritmi aktual mbetet nën pritshmëritë.
Ai riafirmoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë Këshillat në çdo kërkesë të argumentuar, por theksoi se përgjegjësia për rezultatet mbetet e përbashkët.
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?