Goli i Sterling i jep Anglisë fitoren përballë Kroacisë

13 Qershor 2021 | 18:08

Goli i Rahem Sterling i mjaftoi Anglisë për të marrë fitoren e parë në kampionatin Europian. Skuadra e “Tre Luanëve” mundi me rezultatin 1-0 skuadrën e Kroacisë në një ndeshje të dominuar nga britanikët.

Që në minutat e para Anglia dha sinjalet e para. Talenti i Manchester Cityt Foden ishte i pafat në minutën e gjashtë i cili gjeti shtyllën.

Pak minuta më vonë, “tre luanët” rrezikuan sërish por pa rezultat. Finalistet e Kupës së Botës e rritën ritmin, por hapësirat ishin të pakta me anglezët që mbroheshin mire. Në fillimin e pjesës së dytë, Sterling nuk gaboi nga brenda zone duke realizuar me të djathtën, i gjendur i vetëm përball portierit.

Në vazhdim Kroacia ishte më kërkuese, por e pati të pamundur për të ndryshuar rezultatin. Në fund një fitore e merituar për të besuarit e Southgate, që e nisin me sukses edicionin e EURO 2020.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021