Gonzato për “Zgjedhore: Reforma zgjedhore, mbetet përparësi vendimtare

3 Mars 2026 | 14:35

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se Reforma Zgjedhore duhet që të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe standardin e ndërkombëtarëve. Gjatë fjalës së tij në një tryeze të përbashkët për Reformën Zgjedhore, Gonzato u shpreh se e rëndësishme në këtë reformë është dhe nevoja e dialogut politik mes palëve. 

Në fund, Gonzato theksoi se ligji për financimet e partive duhet të garantojë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët dhe se duhet të mbrojë edhe të vegjëlit.

“Shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme në shumë mënyra të mundshme. Në kontekstin aktual, fryma e dialogut për tema të tilla është thelbësore. Mirëpres mirëkuptimin midisa të dy bashkëkryetarëve që reforma duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe standartet ndërkombëtare.

Përmirësimi i sundimit të ligjit dhe përkushtimi i palëkundur ndaj standarteve evropiane është kyçe për Shqipërinë, përputhshmëria me piketat e ndërmjetshme dhe ndaj kemi këtë kohë apo afat e trysni për komisionin. Reforma zgjedhore është nevojë demokratike, besimi në zgjedhje është besim në demokraci. Ky besim mund të ekzistojë kur burimet e financimit janë të pararta apo mbikëqyrja është e dobët. Financimi është parakusht për procesin e anëtarësimit në BE. Reforma zgjedhore, mbetet përparësi vendimtare në kuadër të kornizës së BE dhe lidhet ngushtë me themeloret.

Reforma duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët. Kuadri ligjor duhet të sigurojë këtë konkurencë të ndershme dhe të mbrojë aktorët e vegjël. Raporti i OSBE ODIHR foli për parti në pushtet që përfiton nga burimet administrative. Kjo është pikë kyçe që të trajtohet. Po kështu duhet parë edhe në një pikëprerje të rëndësishme me reformat e tjera, si ajo e administratës publike,” tha Gonzato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026