Grabiti dhe tentoi të abuzonte seksualisht me të renë, 33-vjeçari kapet në shpellë

14 Mars 2025 | 14:22

Policia e Lezhës organizoi operacionin e koduar “Cave” dhe arrestoi 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe tentativë përdhunimi.

Sipas policisë, Kovaçi u gjet i fshehur në një shpellë në zonën e Kalasë së Lezhës, ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si provë materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar si të vjedhur.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026