Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi të riun në Lezhë, arrestohet 68-vjeçari

13 Mars 2025 | 15:40

Një 68-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi akuzohet për plagosje me dashje.

Në pranga ka rënë personi 68-vjeçari Gj.B, i cili sipas policisë pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri një 26-vjecar.

Policia sqaron se i riu është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 68-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për një 22-vjeçar i cili sipas policisë ka qenë i shoqëruar me të riun e plagosur në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk e ka kallëzuar krimin.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të veprimeve procedurale që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, në lidhje me plagosjen me armë zjarri, të shtetasit M. D., 26 vjeç, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, bënë ndalimin e autorin të dyshuar të plagosjes në këmbë, me armë zjarri (pistoletë), të shtetasit M. D.

U ndalua shtetasi Gj. B., 68 vjeç, i cili ishte shoqëruar më parë në Komisariat si person i dyshuar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 68-vjeçari gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasin M. D.

Po në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Gj., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë i shoqëruar me shtetasin M. D., në momentin e plagosjes, dhe nuk e ka kallëzuar krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026