Drejtori dhe specialisti i Këshillit të Qarkut në Vlorë arrestohen për grabitjen e dosjes ‘Dhërmiu’

15 Tetor 2021 | 10:25

Tre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me grabitjen e ndodhur katër ditë më parë në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë.

Dy prej të arrestuarve ushtronin funksion publik në Këshillin e Qarkut.

Bardhyl Gjika është drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë që u grabit, ndërsa Kreshnik Mino specialist. 

Nga hetimet ka rezultuar se Gjika, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie shtetasin Kreshnik Mino dhe shtetasin S. D,  dyshohen se kanë falsifikuar formularët e marrjes së tokës në pronësi dhe të regjistrimit të pasurisë, në fshatin Dhërmi.

Çështja do të ndiqet nga prokuroria e Vlorës, ku të akuzuarit do të përballen me akuzat “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026