Gratë në biznes, ekonomia humbet 20% të PBB nga hendeku gjinor i pagave

16 Janar 2020 | 16:31

Më pak se një e treta e sipërmarrjeve shqiptare kanë një aksionere grua apo administrohen nga një grua. Përfaqsimi në administratën publike është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por mbetet ende i ulët.

Arsimi i më shumë grave ka rritur punësimin e tyre dy vitet e fundit me mbi 5%, por ekziston ende një hendek gjinor i pagave në 10.5%.

“Unë besoj, dhe nga ato që kemi menaxhuar vitin e kaluar në raport me anti-informalitetin, dhe mbi të gjitha me luftën ndaj pagesës jo të pastër në atë informalitetin gri siç e themi, mendoj se 10.5% është jo i saktë dhe duhet të jetë më shumë”, është shprehur ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Ministrja Denaj tha në Samitin e Grave të biznesit se për shkak të këtij hendeku, ekonomia shqiptare humbet 20% të Produktit të Brendshëm Bruto në vit.

“Mund të them se mënyra e menaxhimit të biznesit nga një grua ka rezultuar shumë e suksesshme, i ka rezistuar kohës, dhe gjithashtu ka qenë me një përqindje fitimi të konsiderueshëm dhe aspak problematik”, u shpreh kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi.

Por gratë hasin edhe mjaft vështirë që mund të vijnë për shkak të stereotipeve dhe pritshmërive shoqërore.

“Është ana menaxheriale dhe në familje se gruaja nuk bën vetëm punë, me një fjalë, merr familjen, duhet të ndjekë familjen. (344) gruaja duhet të bëjë nënën, nusen, pastruesen, duhet t’i bëjë të gjitha. Dhe pastaj të ketë dhe atë pjesën e biznesit”, ka thënë presidentja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Itale në Milano, Luljeta Çobani.

Një kredi prej afro 10 milionë eurosh nënshkruar me Bankën Botërore synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në biznes. Në Itali 18% e gjithë bizneseve shqiptare drejtohen nga gratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026