‘Green Pass’ në lokale, Alimehmeti: Do detyrojë ca njerëz të vaksinohen, por nuk e zgjidh problemin

8 Nëntor 2021 | 21:26

Mjeku Ilir Alimehmeti tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se aplikimi i ‘green pass’ edhe në Shqipëri siç ka ndodhur në disa vende të tjera europiane mund të jetë një shtysë për të rritur imunizimin nga COVID-19, por nuk e zgjidh problemin.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të krahasohet me vende të tjera të Evropës ku është aplikuar kjo masë, pasi ato nuk kanë vetëm ‘green pass’, por një sërë masash të tjera që nuk zbatohen në Shqipëri.

Aplikimi i ‘green pass’, tha mjeku do të ndikojë që disa njerëz të detyrohen ta bëjnë vaksinën për këtë arsye, megjithatë kjo nuk është zgjidhja e situatës.

“Green pass nuk është siguri që nuk infektohesh, por një shtysë për t’u imunizuar më shumë. Një ndihmë e bën, disa njerëz do ta bëjnë vaksinën për këtë arsye, megjithatë kjo nuk e zgjidh problemin. Edhe po të kem ‘green pass’ me vete nuk do të thotë që nuk mund të infektohem. Nuk jam dakord që në lokal të lejohet qëndrimi 4 orë”, tha mjeku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026