English

Grekët e lashtë krijonin robotë, ora alarmi e kompjuterë mijëra vjet më parë  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur dëgjon fjalën robot, zakonisht në vjen në mendje një film fantastiko-shkencor. Por grekët e lashtë krijonin robotë mijëra vjet më parë, dhe jo vetëm kaq, por edhe kompjuterë, orë me alarm dhe dyer automatike.

- Advertisement -

Më shumë se 100 shpikje të grekëve të lashtë, të konsideruara si paraardhëse të teknologjisë moderne, janë rikrijuar në Muzeun Kotsanas, të Teknologjisë së Lashtë Greke në Athinë, duke nxjerrë në pah aspektet e panjohura të jetesës mijëra vjet më parë në vendin helen.

“Vetëm duke hapur kofanon e një makine moderne do të shihni bulona, vida, pilot automatikë – të gjitha këto ishin vetëm disa nga sendet e shpikura fillimisht nga grekët e lashtë, që ishin nyjat lidhëse të teknologjisë komplekse”, – tha Panagiotis Kotsanas, një inxhinier dhe drejtor i ekspozitës.

Babai i Kotsanas, Kostas Kotsanas, është themeluesi i muzeut dhe një inxhinier mekanik, i cili rikrijoi të gjitha shpikjet me dy djemtë e tij.

Serveri automatik i Philon, që daton nga shekulli i 3 para Krishtit, është një robot me përmasa njeriu që mund të derdhë pije përmes një mekanizmi duke përdorur sustat, peshë dhe presionin e ajrit. Philon mban një enë në dorën e djathtë. Nëse dikush vendos një filxhan në dorën e majtë, roboti derdh pijen nga kana, dhe kur kupa mbushet, ai ndalon.

Disa nga sendet që ekspozohen në këtë muze janë: Ora me alarm, mekanizmi 2-mijë vjeçar Antikythera që përcaktohet si kompjuteri i parë analog dhe mekanizmi kompleks i numrave dhe ingranazheve që përdorej për të përcaktuar dhe parashikuar ngjarje astronomike dhe kalendarike, e shumë sende të tjera me vlerë të çmuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?