Greqi: Vodhën mjete lundruese për ti trafikuar në Shqipëri, 1 në pranga, 4 në kërkim
Policia e Sarandës, ka çuar në zbulimin dhe dokumentimin e një rasti të trafikimit të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri.
Operacioni u nis pas një kallëzimi nga një shtetas grek, i cili raportoi se më datë 28 qershor, gjatë natës, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur dy mjete lundruese – një gomone dhe një skaf. Sipas tij, ekzistonin dyshime të forta se këto mjete ishin futur në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Si rezultat i hetimeve dhe ndërhyrjes së strukturave të Policisë u arrestua shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë dhe u shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë:
D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë
A. J, 24 vjeç, banues në Sarandë
A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë
Hetimet paraprake treguan se katër të dyshuarit kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Korfuz, ku kishin vjedhur dy mjete lundruese, të cilat më pas i kishin trafikuar në Shqipëri, me destinacion qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrolleve në terren, një nga mjetet lundruese u gjet i fshehur në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një mjet kamion, i dyshuar se u përdor për transportimin e skafit dhe gomones nga bregdeti drejt parcelës.
Policia njoftoi se vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?