Greqia ble më shumë se 100 dronë, do monitorojnë zjarret në kohë reale
Greqia po i drejtohet teknologjisë moderne për të luftuar zjarret, teksa flakët vijojnë të shpërthejnë.
Kryeministri grek, Mitsotakis është shprehur se zjarret vdekjeprurëse janë kryesisht rezultat i ndryshimeve klimatike, por ka edhe shkaqe të tjera.
Zjarri i fundit shpërtheu në rajonin verilindor të Evros të premten, në ditën e 14-të të zjarreve që kanë vrarë të paktën 20 njerëz.
Më shumë se 600 zjarrfikës janë thirrur për të luftuar flakët në pyjet e Greqisë.
Kryeministri Mitsotakis përmendi një valë të fortë të nxehti në korrik, më e gjata në Greqi në vitet e fundit, dhe më pas erërat jashtëzakonisht të forta si rrethana të këqija.
Ai tha se autoritetet kanë nisur hapat për të blerë më shumë se 100 dronë për të monitoruar zjarret në pyje në kohë reale. Është planifikuar gjithashtu instalimi i sensorëve të temperaturës në vendet arkeologjike dhe në pyjet me rrezik, ndërsa së shpejti do të punësohen rreth 500 shkencëtarë të pylltarisë dhe 1000 zjarrfikës të tjerë, tha Mitsotakis.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat