Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade
Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet.
Ishte ky premtimi i dhënë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili theksoi se Greqia kishte kthyer përfundimisht një faqe nga kaosi financiar.
Gjatë krizës financiare dhjetëvjeçare që shpërtheu në vitin 2009, Athina u detyrua nga huadhënësit ndërkombëtarë të ulte pensionet më shumë se 10 herë, në mënyrë që të reduktonte shpenzimet shtetërore dhe të përmbushte objektivat fiskalë.
Shteti fqinj mori tre paketa ndërkombëtare shpëtimi dhe kaloi në trazira të mëdha ekonomike çka bëri që shumë të rinj grekë të largoheshin nga vendi.
Sipas Bankës Qendrore ekonomia e Greqisë pritet të rritet me 3.2% këtë vit, pak më e ulët se sa ishte parashikuar por kjo për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni